Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Muharremaj kundër mësimit online: Do të kemi problem, sidomos me nxënësit e klasës së parë dhe të dytë

Komuna e Suharekës është duke u përballur me rritje të rasteve sa i përket Coronavirusit, kështu ka thënë, kryetari Bali Muharremaj.Më këtë rast, kryetari Muharremaj apeloi te qytetarët që edhe më tutje të mbajnë distancën dhe vënien e maskës, në mënyrë që ta tejkalojnë sa më shpejt këtë sfidë.“Kohëve të fundit si çdo komunë edhe në Suharekë kemi rritje të rasteve. Mund të ju them që situata është nën kontroll dhe jemi duke e menaxhuar mirë situatën. Kemi thirrur shtabin dhe u kemi dhënë detyrat tona”.

“Unë besoj që Suhareka nuk hynë në pikën e kuqe, mirëpo jemi duke punuar vazhdimisht dhe do të mundohemi që të jetë një gjendje stabile dhe e qetë. E kemi poashtu edhe ekipin e mjekëve në teren vazhdimisht, mirëpo apeli kryesor është edhe më tutje që të mbahet distanca dhe vënia e maskës dhe besoj që edhe këtë sfidë do ta tejkalojmë”.Sipas tij, ministria e Arsimit nuk duhet të marrin vendim për mbylljen e shkollave sepse do të vështirësonte mësimin online për klasat e para dhe të dyta.

“Duhet të ketë kujdes edhe Ministria e Arsimit që të mos marrin një vendim të tillë për mbyllje, sepse është problem që të organizohet mësimi online”, thotë ai për Ekonomia Online.

“Shkollat janë duke funksionuar mirë. Nëse fillon sistemi online, atëherë nuk do të ketë sukses dhe do të kemi problem sidomos me nxënësit e klasës së pare dhe të dytë”, shtoi ai.Ai tha se buxheti për vitin 2020-2021 është i planifikuar, mirëpo ka probleme me të hyrat vetanake.Kështu që sipas tij, humbjet do të jenë shumë të mëdha për qytetarët, firmat dhe poashtu për bizneset, raporton EO.

“Ne po mundohemi që t’i mbyllim projektet, sepse buxheti është i planifikuar dhe kemi probleme me të hyrat vetanake, kështu që humbjet do të jenë shumë të mëdha edhe për qytetarët edhe për firmat dhe poashtu për bizneset”.

“Vetëm në gastronomi sa punëtorë do të mbesin jashtë dhe po kërkojnë ndihmë prej komunës”.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara