Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Në Suharekë  do të nisin gërmimet për të pagjeturit

Gërmimet për të pagjeturit e që nisën para disa dite në Prekaz kanë përfunduar.Për mbetje mortore pritet të kërkohët edhe në lokacione tjera si në Skenderaj, Suharekë, Prizren e Tusuz.

Kështu po deklaron për Front Online Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit në kuadër të Qeverisë së Kosovës. Gara thotë se këto gërmime vinë pas përmirësimit të kushteve të motit.

“Siç e kemi theksuar, me përmirësimin e kushteve të motit, kanë filluar gërmimet. Sipas dakordimeve gjatë takimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, mbajtur më 7 shkurt , gjatë këtyre javëve jemi të angazhuar në katër lokacione (Prekaz, Skenderaj, Suharekë, Tusuz dhe Prizren ; dhe një lokacion për konfirmim identiteti në Podujevë ). Gërmimet në Prekaz tanimë kanë përfunduar dhe ditëve në vijim do të vazhdojmë në lokacionet tjera të lartcekura”, thotë Gara.

Gara deklaroi se për shkak të qasjes së Beogradit, sfiduese janë lokacionet për gërmime në Serbi.

“Përkundër kërkesave të vazhdueshme, sfiduese mbesin lokacionet në territorin e Serbisë, për shkak qasjes politizuese të Beogradit kundrejt këtij procesi”, u shpreh ai.

Ai thotë se së shpejti pritët të ketë një takim në Kroaci lidhur me të pagjeturit.

“Takimi në Republikën e Kroacisë, është në kuadër të bashkëpunimit rajonal në zbatim të ‘Planit Rajonal për adresimin e rasteve të personave të zhdukur gjatë luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë ‘. Pra takim i Grupit Rajonal për Persona të Zhdukur, duke nënkuptuar pjesëmarrje e Republikës së Kosovës, Republikës së Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë”, përfundoi Gara.

Për procesin e gërmimeve të mërkurën është deklaruar për Front Online edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini.

Ai tregoi se në gërmimet në Prekaz është gjetur një pjesë e një trupi.

Qerkini ka shprehur pakënaqësi kundrejt Qeverisë ‘Kurti’ për çështjen e të pagjeturve.

Ai thotë se tash e tre vite asgjë s’ka ndryshuar.

“Marrëveshjet kanë qenë pa nënshkrimin e asnjërës palë dhe këto janë përzier me politik dhe kjo nuk po i lenë me zhvillu asgjë, tash e tre vite edhe me këtë Qeveri asgjë e re s’ka ndodhur. As shpresë dhe as besim nuk kemi që do shkojë diçka përpara”, përfundoi Qerkini.

Që nga viti 1999, në territorin e Serbisë janë gjetur trupat e pajetë të më shumë se një mijë qytetarëve nga Kosova, të zhdukur në luftë.

Varreza më e madhe masive me trupa të shqiptarëve nga Kosova është gjetur në Batajnicë, lokacion afër kryeqytetit të Serbisë, Beograd. Në vitin 2001, atje janë gjetur trupat e 744 shqiptarëve.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara