Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër

Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër

Sindikatat dhe partitë e majta në Zvicër kanë nisur zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për një referendum kundër një vendimi të Parlamentit federal, i cili sipas tyre rrezikon të dobësojë pagat minimale të vendosura nga kantonet dhe komunat.

Vendimi i Parlamentit parashikon që marrëveshjet kolektive të punës me zbatim të përgjithshëm të kenë përparësi ndaj pagave […] The post Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër appeared first on Albinfo.

Sindikatat dhe partitë e majta në Zvicër kanë nisur zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për një referendum kundër një vendimi të Parlamentit federal, i cili sipas tyre rrezikon të dobësojë pagat minimale të vendosura nga kantonet dhe komunat. Vendimi i Parlamentit parashikon që marrëveshjet kolektive të punës me zbatim të përgjithshëm të kenë përparësi ndaj pagave minimale të miratuara në nivel kantonal ose komunal.

Kundërshtarët e kësaj mase argumentojnë se ajo mund të ulë nivelin e mbrojtjes së punëtorëve në sektorët me paga të ulëta, si gastronomia, hoteleria dhe pastrimi, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch. Komiteti i referendumit e cilëson këtë ndryshim si një sulm ndaj pagave dhe ndaj demokracisë direkte, duke theksuar se vendimet e marra nga votuesit në kantone dhe komuna do të anashkaloheshin.

Sipas tyre, gati dy të tretat e personave që mund të preken nga kjo masë janë gra. Edhe Këshilli Federal ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj projektligjit, duke vlerësuar se ai bie ndesh me kompetencat kushtetuese të kantoneve për të vendosur paga minimale. Për të çuar çështjen në votim popullor, iniciatorët duhet të mbledhin 50 mijë nënshkrime të vlefshme brenda afatit ligjor.

Nëse kjo arrihet, qytetarët zviceranë do të vendosin me referendum nëse ligji do të hyjë në fuqi apo do të refuzohet. The post Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër appeared first on Albinfo.

Sipas informacioneve te publikuara nga Albinfo, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Albinfo

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara