Nuk e siguroi ngarkesën në kamion, kompania gjobitet nga policia në Prizren me 300 euro

Nuk e siguroi ngarkesën në kamion, kompania gjobitet nga policia në Prizren me 300 euro

Policia në Prizren ka gjobitur me 300 euro një kompani pasi nuk kishte siguruar ngarkesën në kamion. Organet e rendit gjatë kontrollit kanë konstatuar se drejtuesi i kamionit nuk kishte siguruar ngarkesën, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion.

Policia e Kosovës ka thënë se për këtë shkelje gjoba iu ka shqiptuar personit juridik – kompanisë pronare […] The post Zulfaj: Mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes llogariten të humbura appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Europian, Jeton Zulfaj, në një konferencë për media ka thënë se afati shtesë për disa hapa të Planit të Rritjes, ishte 30 qershori i vitit 2026. Ai ka thënë se kostoja e humbjes aktuale llogaritet të jetë mbi 40 milionë euro. Megjithatë, sipas tij, vlerësimi përfundimtar mbetet të bëhet nga Komisioni Europian pas 15 korrikut.

Zulfaj e bëri këtë deklaratë më 01.07.2026, një ditë pas afatit të parë përfundimtar për 13 hapat e reformave që kapin vlerën prej 90.8 milionë euro të Planit të Rritjes, që përfundoi të martën. Ai potencoi se dita e fundit e qershorit ka qenë afati i fundit shtesë apo si quhet ndryshe “grejs period” apo “periudha e hirit”.

“Kur reformat nuk zbatohen deri më datën e caktuar (30 qershor 2026), mjetet e dedikuara humbin. Nga këta 13 hapa janë zbatuar, kurse 6 nuk janë zbatuar plotësisht”- tha Zulfaj.

I pyetur nga Kallxo.com se a ka gjasa që mjetet të mund të rikthehen, Zulfaj ka thënë se varet nga Komisioni Europian se a do të vlerësojë realizimin e disa nënhapave, kur mungon hapi kryesor, që në këtë rast është Strategjia për Luftimin e Krimit të Organizuar. “Mund të thuhet që nga bllokada në Kuvend, që ka të bëjë me ligje, afati është humbur.

Sigurisht reformat do t’i shtyjmë përpara sepse janë në të mirën e qytetarëve dhe do të zbatohen gjithsesi, por nuk kanë arritur të zbatohen me kohë për të përfituar nga fondet që janë alokuar nga BE-ja”- tha Zulfaj në përgjigjen e tij. Rreth 83 % e reformave që mbetën pa u përmbushur, Zulfaj ka thënë se varen nga miratimi i tyre në Kuvend.

Ai para mediave ka deklaruar se Kosova ka qenë ndër vendet e para të rajonit që ka përmbyllur me sukses negociatat me BE-në për reformat e Planit të Rritjes në vitin 2024. Zulfaj ka thënë se në dhjetor 2024 ishte shpërndarë Kuvendi dhe dy marrëveshjet për Planin e Rritjes mbetën për legjislaturën e radhës.

Sipas informacioneve te publikuara nga Raporto Korrupsionin! KALLXO.com, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Raporto Korrupsionin! KALLXO.com

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara