Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

OBSH: Nuk mjafton vetëm vaksina në mposhtjen e pandemisë

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se, vetëm vaksina nuk do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur pandeminë e koronavirusit të ri.

“Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t’i zëvendësojë ato”, tha Ghebreyesusi në një takim të Këshillit Ekzekutiv të OBSH-së.

Kur bëhet fjalë për vaksinën, shefi i OBSH-së, por edhe zyrtarët e tjerë të organizatës, janë munduar të ulin optimizmin e ngjallur në ditët e fundit, pasi laboratorët e kompanive |Pfizer” dhe “BioNTech” njoftuan se vaksina e tyre, e cila është në fazën e tretë të testimit, është 90 për qind efektive.

“Fillimisht, sasitë do të jenë të kufizuara dhe për këtë arsye personeli mjekësor, të moshuarit dhe personat në rrezik do të kenë përparësi dhe ne shpresojmë që kjo të zvogëlojë numrin e vdekjeve dhe të lejojë që sistemet shëndetësore të mbijetojnë”, tha Ghebreyesusi, duke paralajmëruar se “do të ketë akoma shumë hapësirë për përhapjen e virusit”.

Prandaj, ai bëri thirrje që masat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, të tilla si testimi, karantina dhe monitorimi i kontakteve, të mos shfuqizohen para kohe.

Një valë e re e pandemisë i ka detyruar shumë vende të marrin kufizime shtesë për të frenuar përhapjen e virusit.

Rastet e para me koronavirus u paraqitën në fund të vitit 2019 në Kinë. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar Kinës se ka fshehur informacionet për virusin.

Në muajin mars OBSH-ja e shpalli pandeminë e COVID-19, sëmundjen që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Sipas universitetit “Johns Hopkins”, me seli në SHBA, deri tani në nivel global janë infektuar mbi 54 milionë njerëz, prej të cilëve mbi 1 milion e 300 mijë kanë vdekur.Indeksonline

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara