Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Përballja ndaj kampionit të shumëfishtë kroat, cilat janë gjasat e Ballkanit për ta mposhtur Dinamo Zagrebin?

Ballkani sot do të zhvillojë ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës për edicionin 2023-24.

‘Portokallinjtë’ presin sonte në “Fadil Vokrri” kampionin e shumëfishtë kroat, Dinamo Zagreb, me fillim nga ora 18:45.

Klubi nga Suhareka dëshpërimisht humbi ndeshjen e parë grupore në udhëtim ndaj Viktoria Plzen, duke u mposhtur minimalisht në Çeki 1-0 me një gol të devijuar.

Nga të tri skuadrat te tjera që Ballkani ndodhet në grup me to, Dinamo Zagreb konsiderohet më e forta dhe skuadra më favorite për ta fituar grupin dhe kaluar në fazën eliminuese, raporton Sinjali Sporti.

Kësisoj, në këtë duel sot ndaj Ballkanit, Dinamo konsiderohet si favorit i padiskutueshëm për të fituar ndeshjen.

Kroatët fituan ndeshjen e parë me rezultat të thellë 5-1 ndaj skuadrës nga Kazakistani, Astana, ku i prin tabelës së grupit C me nga tre pikë, së bashku me Plzen.

Ballkani në anën tjetër do të kërkojë sot pikët e para në terrenin vendas, pavarësisht përballjes ndaj një kundërshtari tejet të fortë.

Klubi portokalli regjistron një rekord tejet impresiv në stadiumin në Prishtinë, dhe kjo mund ta motivojë Ballkanin që të tentojë sonte një rezultat pozitiv.

Ballkani ka bilanc 100% në duelet e zhvilluara në Evropë këtë edicion, duke fituar secilën nga 4 prej tyre, shkruan Sinjali Sporti.

Fillimisht duke triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Ludogorets në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, e më pas për të vazhduar në kualifikimet e Ligës së Konferencës, duke mposhtur skuadrat si FC Larne (3-0), Lincoln Red Imps (2-0) dhe BATE Borisov (4-1).

Në fakt, Ballkani ende nuk ka shijuar fitoren në fazën grupore të Ligës së Konferencës në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe sot do të kërkojë të parën në këto lloj kualifikimesh.

Fitoren e vetme të edicionit të kaluar në fazën grupore të Ligës së Konferencës, Ballkani e kishte arritur në udhëtim te Sivasspor, duke fituar në një triller prej 4-3.

Me biletat që gati janë shitur të gjitha, nën kapacitetit thuajse të plotë, Ballkani do të kërkojë sot që t’i gëzojë të gjithë të pranishmit, dhe të tentojë të nxjerrë një rezultat pozitiv, për të shpresuar në një kalim të grupeve, diçka që ende nuk është arritur nga ndonjë klub shqiptar më herët.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara