Ish-kryetari i komunës së Suharekës dhe ish-ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi ka qenë mysafiri i ftuar në emisionin e radhës te “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, ku ka shpalosur rrëfime interesante përgjatë rrugëtimit të tij në politikë.
Ai ka kujtuar kohën e tij si i ri kur filloi të angazhohej me procese të rëndësishme të vendit, siç i kishin paraprisë demostratat e 1981-ës.
“Kam qenë pjesëmarrës i demostratave të 1981-ës, edhe në Suharekë edhe në Prizren, jo vetëm pjesëmarrës por edhe një organizator i atëhershëm. Ajo pastaj më ka marrë me vete në valët e punëve të ateherëshme patriotike, pastaj jam kyçur në ato lëvizjet e para që kanë për liri, demokraci, pavarësi në kohën e Ibrahim Rugovës.
Edhe aty jam mundu me dhanë kontributin tim, kam qenë një kohë edhe nënkryetar i forumit rinor si djal i ri për Kosovë, pastaj kryetar i këshillit për financim në vitet e 90-ta që ka qenë prej punëve dhe detyrave të atëhershme që e kam kry me shumë përgjegjësi dhe një lloj krenarie se nuk ka qenë e lehtë, pastaj ato lëvizje që kanë qenë në ministrinë e mbrojtjes, në ato proceset e minsitrisë së mbrojtjes me Ukën (Bytyçin) e të tjerë.
Në luftë, dihet, po, prej ditëve të para në luftë, sepse pjesë e luftës, përgatitjes për luftë kanë qenë edhe demostratat e vitit 89, edhe ato më kanë dhënë një impuls për me shiku botën ndryshe, botën ndryshe në kuptimin e kombit tonë, Kosovës tonë…këto kanë qenë ato lëvizje që na jemi marrë në mënyrë permanente me shumë shokë, me shumë njerëz të komunës tonë, që unë i falënderoj të gjithë ata dhe jam krenar që i kam njoftë të gjithë ata që kam punu bashkë me ta, që nuk ka qenë e vështirë. Pastaj vjen lufta, prej filleve të para të luftës, prej marsit 1998 kam qenë një kohë edhe komandant brigade, themelimi i njësitit “Lisi”, pastaj komandant i njësisë speciale e kështu me radhë.
Pas luftës, ato janë të njohura, nuk e di a kemi mundësi me i përmend të gjitha, por jam ky që edhe në subjekte politike kam pasë detyra të ndryshme”, ka deklaruar Kuçi.
Më poshtë intervista e plotë:
https://youtu.be/7Ue_cipq3VM?si=jtcpjv00gmHn23pw

