Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë, njëri u kap duke vozitur 161 km/h në zonën me kufizim 50 km/h
Policia Rajonale e Ferizajt, po vazhdon zbatimin e planit operacional për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, duke ndërmarrë masa ndaj drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e trafikut. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën magjistrale në fshatin Rakaj, ka ndaluar një automjet të tipit Audi me targa të huaja.
Gjatë kontrollit është… Policia Rajonale e Ferizajt, po vazhdon zbatimin e planit operacional për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, duke ndërmarrë masa ndaj drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e trafikut. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën magjistrale në fshatin Rakaj, ka ndaluar një automjet të tipit Audi me targa të huaja. Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi me inicialet N.B.
(28 vjeç) po drejtonte automjetin me shpejtësi 161 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h. Për këtë kundërvajtje ndaj tij janë shqiptuar këto masa: – Gjobë në vlerë prej 500 euro; – 5 pikë negative; – Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 6 muaj. Në rastin e dytë, Njësia Policore e Stacionit në Ferizaj i ka shqiptuar shoferit me inicialet D.Ç.
(23 vjeç) masën mbrojtëse heqje e patentë-shoferit për 12 muaj, pasi në periudhën 26.08.2025 – 09.06.2026, si pasojë e disa kundërvajtjeve të rënda në trafik, ka grumbulluar 10 pikë negative. Po ashtu, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit Opel Vivaro me targa vendore, pasi shoferi me inicialet A.H.
(23 vjeç) kishte tejkaluar në vijë të plotë dhe në vendkalim për këmbësorë, duke rrezikuar sigurinë e tyre. Për këtë kundërvajtje ndaj tij janë shqiptuar këto masa: – Gjobë në vlerë prej 200 euro; – 2 pikë negative; – Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj.
Kjo kundërvajtje e shkaktuar është dërguar nga një qytetar, përmes platformës digjitale ” Lajmëro policinë” “Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të dispozitave ligjore në trafik.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes numrave: – 192 – 0290/326-250 – 0290/322-406 – Aplikacionit “Lajmëro Policinë” Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë”, ka njoftuar Policia. Lajmi.net/ Postimi i plotë: https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/pfbid02tf6rBdrV1dpvS5oBFdWGWSGnECxXonoTnyziksjus597W2EG8U5s3CxKoBB5Xghfl
Sipas informacioneve te publikuara nga Lajmi.net, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Lajmi.net
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Suharekë
Publikohen listat e përfituesve të bursave për nxënës dhe studentë në Suharekë
Diaspora
Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ju që dëshironi të udhëtoni drejt Italisë
Kosovë
Supremja ua njeh veteranëve të UÇK-së të drejtën për pension të moshës dhe pension të veteranit
Lajme
Hamza pret Terrasin: Institucionet funksionale dhe rikthimi i besimit të partnerëve, prioritet për Kosovën
Aktualitet
FC Ballkani prezanton Ardit Nikën si përforcim të ri
Kosovë
Shembull për t’u marrë: Në moshën 99 dhe 94 vjeç, çifti nga Kosova vazhdon të punojë tokën

