Shkruan: Gazetari Lirim Mehmetaj
Në foto është zonja e nderuar Makfirete Dibrani, e cila vitin e kaluar u shpërblye me çmimin për Guxim Qytetar. Ky vlerësim iu dha për faktin se ajo ishte sinjalizuesja që njoftoi organet e drejtësisë dhe mediat për rastin e keqpërdorimeve multimilionëshe me Ambalazhuesit e Ujit.
Si rezultat i guximit të saj, filluan hetimet dhe disa individë përfunduan në burg. Por, ky sukses i drejtësisë mbeti gjysmak.
Hetimet që ngecën
Përkundër provave të shumta, institucionet e drejtësisë nuk ndoqën shembullin e Makfiretes. Hetimet për ambalazhuesit janë zvarritur pafundësisht, aktakuza ende nuk është ngritur, ndërsa të arrestuarit tashmë janë liruar.
Kërcënimet ndaj sinjalizueses
Ndërkohë që procesi gjyqësor ka ngecur, Makfirete Dibrani po përballet me kërcënime të vazhdueshme.
- Para një kohe, në tarracën e banesës së saj u gjet një predhë plumbi.
- Ditë më parë, ajo u thirr në Viber nga një numër i panjohur dhe iu tha se “nuk do ta lëshonin të gjallë”.
Sot, personat që ajo i denoncoi lëvizin lirshëm në Prishtinë, ndërsa ajo jeton në frikë, e mbyllur në banesën e saj dhe e pasigurt gjatë natës.
Mungesa e mbrojtjes institucionale
Edhe pse Makfirete i ka njoftuar të gjitha kërcënimet në polici dhe ka dorëzuar prova të qarta, deri më tani nuk i është siguruar as mbrojtje bazike.
Nga ana tjetër, prokurorja e rastit të Ambalazhuesve, pavarësisht fakteve të shumta, ende nuk e ka përmbyllur hetimin. Kjo shton dyshimet se ose ka mungesë të kapaciteteve, ose është shitur te ata që po i heton.
Një shoqëri që e lë vetëm guximtarin
Ky nuk është shtet. Kjo nuk është shoqëri.
Makfirete, na fal.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

