Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Prej katër muajsh pacientët e blejnë vetë kontrastin

Prej muajit shtator pacientët janë duke blerë kontrastin që injektohet për të vizualizuar më mirë gjatë incizimit organet dhe enët e gjakut. Pavarësisht se që nga 25 nëntori ShSKUK-ja ka kontraktuar një operator ekonomik, furnizimi me kontrast ende nuk është realizuar

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) nuk ka arritur t’i bëjë zgjidhje mungesës tremuajshe të materialit që injektohet për diagnostikimin e saktë gjatë procedurave imazherike.

Ndonëse prej 25 nëntorit, ShSKUK-ja ka kontraktuar një operator ekonomik për furnizim me kontrast, edhe gati dy javë pas mungon produkti i nevojshëm për incizim. 

Në kontratën publike kornizë të lidhur me kompaninë “Liri-Med”, theksohet se afati kohor për furnizim duhet të realizohet brenda periudhës 10-ditore nga koha e kërkesës.

Në ShSKUK nuk kanë treguar se kur është lëshuar urdhër-blerja e produktit dhe as kur pritet të ndodhë furnizimi. 

Në një përgjigje, ky institucion ka arsyetuar operatorin ekonomik pavarësisht se në kontratë specifikohet ndryshe afati ligjor i kohës së dërgesës.

“Kërkesat për furnizim me kontrast janë lëshuar nga ana e menaxherit të kontratës menjëherë sapo është lidhur kontrata. Operatori në këtë rast ka afat kohor prej 30 ditësh për të sjellë furnizimin që do të thotë është brenda afatit ligjor të kohës së liferimit. Jemi në pritje të furnizimit. Duhet të theksojmë se 3 herë kishte dështuar procedura e prokurimit, kurse herën e katërt është realizuar kontrata dhe siç theksuam jemi brenda afateve ligjore 30 ditore për liderin”, thuhet në përgjigje. 

Lidhur me mungesën e furnizimit KOHA ka pyetur edhe operatorin ekonomik të kontraktuar më 25 nëntor, por nuk ka marrë përgjigje. 

Në mungesë të kontrastit në Barnatoren Qendrore, pacientët janë detyruar ta blejnë atë.  

Për furnizim me këtë material, ShSKUK-ja që nga muaji maj ka anuluar tri procese të prokurimit, shkaku i ofertave të papërgjegjshme.

Në maj, Shërbimi Klinik Universitar (SHSKUK) ka anuluar aktivitetin e prokurimit për dy operatorë ekonomikë, me arsyetimin se njërit i ka munguar autorizim-marketingu, ndërsa tjetri ka ofertuar me çmim që e tejkalon buxhetin e paraparë.

Pas tre muajsh, në tenderin tjetër kanë ofertuar tre operatorë ekonomikë, por SHSKUK-ja sërish e ka anuluar me arsyetimin e një gabimi teknik në procesin e prokurimit. Operatori iu ka referuar produktit si copë dhe jo si mililitra.

Lënda ka përfunduar në OSHP, ndërsa në ankesë, operatori ka ofruar dëshmi se me të njëjtat terme të referimit, një tjetër aktivitet i prokurimit ka përfunduar me sukses.

Më 27 shtator, SHSKUK-ja e ka anuluar aktivitetin e radhës, duke i eliminuar dy operatorët ekonomikë, me arsyetimin e njëjtë sikurse në herën e parë: njëri nuk ka dorëzuar autorizim-marketingun, ndërsa tjetri ka ofertuar me çmim më të lartë se që ka qenë buxheti.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara