Qeveria e Kosovës sot ka marrur vendim që prona prej 30 hektarësh e njohur si “Damper” në Suharekë, t’i kaloj në pronësi Ministrisë së mbrojtjes.
E pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili tha se në këtë vend ai ka premtuar disa projekte zhvillimore si: Tregu Javor, Stadiumi i ri, Zjarrefikesit, Qendra e Mjeksisë Familjare etj. Mirepo sipas Muharremajt ky vendim i qeverisë duhet të respektohet.
Postimi i plotë:
Forcat e Sigurisë janë krenaria e Kosovës. 🫡✅
Çdo rrugëtim për zhvillimin e saj na bënë krenar. 🙏👏
Por, më lejoni t’ju informoj më tutje.
Sot u njoftuam përmes mediave për vendimin e fundit nga ana e Qeverisë së Kosovës për Zonën “Damper” në Shirokë.
Në atë zonë, ne kemi premtuar publikisht projekte zhvillimore dhe për atë e kemi marrë mbështetjen tuaj maksimale si qytetarë dhe dolëm fitues me rezultat pa balotazh në zgjedhjet e fundit.
Aty planifikohej që Tregu Javor, Qendra e Zjarrëfikësve, Qendra e Re e Mjeksësisë Familjare, Stadiumi i ri dhe shumë projekte tjera, të ishin brenda kësaj zone e të njejtat si investime të planifikuara natyrisht do të orientoheshin me miratimin edhe të Asamblesë Komunale, e që kjo e fundit ka një vendim për këto zonë që i takon në proces zhvillimor Komunës së Suharekës. ✅
Këtë planifikim për zhvillim të komunës tonë e prezentuam në fushatë zgjedhore, mirëpo vendimi i fundit nga ana e Qeverisë së Kosovës që ajo pronë t’i kaloj në menagjim të Ministrisë së Mbrojtjes e pamundëson tashmë edhe ligjërisht të veprojmë më tutje.
Poashtu rreth kësaj çështje kemi pasur një vizitë në atë zonë edhe me Ministrin e Mbrojtjes dhe si ushtarak me profesion, i kam këshilluar që të kenë kujdes ekspertët ushtarak me tutje, sepse afër ka zona të banuara, dhe duhet ta kemi parasyshë sigurinë e qytetarëve.
Sidoqoftë vendimet institucionale unë jam i obliguar ti zbatoj.
Me respekt
Bali Muharremaj
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

