Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur, arrin në 13% inflacioni vjetor

Inflacioni vjetor në Kosovë deri në muajin gusht 2022, ka arritur në 13 për qind, bën me dije Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Kjo rritje e inflacionit përkthehet me rritjen enorme të çmimeve të shumë produkteve ushqimore në Kosovë këtë vit.

Ndërsa, në krahasim më një muaj më herët, me korrikun 2022, inflacioni në gusht u rrit për 0.2 për qind, përcjell Buletini Ekonomik.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 13.0% në muajin gusht 2022, krahasuar me muajin gusht 2021.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra ushqimore (52.1%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (48.6%); bukë dhe drithëra (32.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (32.0%); qumësht, djathë dhe vezë (26.2%); gaz (26.1%); mish (22.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (19.7%); shërbime për transport (17.9%); kafe, çaj dhe kakao (17.6%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (15.7%); shërbime hoteliere (14.9%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (14.3%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (12.2%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (11.3%); kujdes personal (8.9%); pushime të organizuara (7.9%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (7.3%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (6.8%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.2%); gjëra personale (5.9%); pajisje shtëpiake (5.4%); blerje e automjeteve (5.3%); duhan (5.3%); pije alkoolike (5.2%); produkte farmaceutike (4.6%); qelqurina, takëme dhe mjetet e kuzhinës (4.2%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (3.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 13.3 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve është vërejtur te nëngrupet i COICOP-it: pemë (-8.2%); perime (-1.2%); veshje (-0.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.

Ndërkaq, norma mujore e inflacionit e matur në muajin gusht 2022, me muajin korrik 2022 ishte 0.2%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej  0.2% në muajin gusht 2022, krahasuar me muajin korrik 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6.3%); qumësht, djathë dhe vezë (3.6%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.3%); mish (1.7%); bukë dhe drithëra (0.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-6.1%), me një ndikim prej (-0.4 për qind) në IHÇK-it.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara