Sa shqiptarë u kthyen nga vendet e BE-së për tre muaj?
Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se Shqipëria renditet e treta mes vendeve të origjinës për numrin e shtetasve të rikthyer, pas Turqisë dhe Gjeorgjisë. Sipas raportit, gjatë tremujorit të parë të vitit, 108 […] <p>The post Sa shqiptarë u kthyen nga vendet e BE-së për tre muaj?
first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p> Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se Shqipëria renditet e treta mes vendeve të origjinës për numrin e shtetasve të rikthyer, pas Turqisë dhe Gjeorgjisë.
Sipas raportit, gjatë tremujorit të parë të vitit, 108 475 shtetas të vendeve jashtë Bashkimit Evropian morën urdhër për t’u larguar nga territori i një shteti anëtar, ndërsa 34 550 persona u kthyen në vendet e tyre të origjinës pas zbatimit të këtyre urdhrave. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i urdhrave për largim është ulur me 12.8%, ndërsa numri i kthimeve është rritur me 8.1%.
Shtetasit algjerianë kryesuan listën e personave që morën urdhër për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, me 11 105 raste, të ndjekur nga marokenët me 6 435 dhe sirianët me 5 335. Ndërkohë, për sa i përket kthimeve në vendet e origjinës, shtetasit turq renditen të parët me 3 555 persona, të ndjekur nga gjeorgjianët me 2 060 dhe shqiptarët me 2 050, shkruan Euronews.al.
Sipas Eurostat, shtetasit shqiptarë përbënë 5.9% të totalit të personave të kthyer nga Bashkimi Evropian gjatë kësaj periudhe. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025, numri i shqiptarëve të kthyer është rritur me 4.6%. Nga shtetet anëtare, Gjermania realizoi numrin më të madh të kthimeve në vendet e treta, me 7 300 persona, e ndjekur nga Franca me 3 775 dhe Polonia me 2 660.
Raporti evidenton gjithashtu se 59.6% e kthimeve nga Bashkimi Evropian janë kryer në mënyrë vullnetare, ndërsa 40.4% kanë qenë kthime të detyruara. <p>The post Sa shqiptarë u kthyen nga vendet e BE-së për tre muaj? first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>
Sipas informacioneve te publikuara nga Gazeta Online Reporteri.net, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Gazeta Online Reporteri.net
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

