Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Shkruan Alban Lumi; Dicka rreth kampionit në futboll

Diçka rreth kampionit në ⚽️


FC Ballkani i themeluar në vitin 1947, për vite me radhë ka mbledhur rreth vetës futbollistë nga komuna e Suharekës, por që fanellën e tij e kanë djerësitur edhe lojtar nga regjione tjera.

Ballkani, emër të cilin e mbanë nga fillim-vitet e 60-ta, të shekullit të kaluar, fanellën e portokallt zyrtare e vendosi në vitet 70-ta, duke u inspiruar nga Holanda e Krojfit, kur dominonin me lojë duke aplikuar futboll total, pikërisht siç u paraqit skuadra këtë vit!

Shkëlqimin e tij Ballkani e kishte po në atë periudhë kur skuadra shpesh herë ishte afër të siguronte hyrjen në ish ligën e dytë të ish shtetit, por për shkak të kushteve materiale dhe të stadiumit, vendosi të përqendrohet vetëm në Ligën e Kosovës.

Në krijimin e futbollit të pavarur FC Ballkani luajti rol vendimtar. Skuadra ndeshjet i zhvilloi kryesisht në fshatin Studençan por edhe në Gjinoc gjeti streh për një periudhë. Organizimi ishte optimal në kushte të vështira, ku shpesh herë zyrtarët dhe lojtarët përfundonin në polici, rrahje e maltretime të vazhdueshme.

Në vitin 1995, Ballkani siguroi pjesëmarrjen në Ligën Unike, të formuar atë vit, superliga e sotme. Deri atë kohë nga 1991, garat ishin zhvilluar në katër grupe. Klubi arriti të organizoi edhe kategoritë zingjir, kur me kadetë u shpallën edhe kampion të vendit, Republikës së Kosovës.

Paslufta Ballkanin e gjeti të dërrmuar, pozitive ishte rikthimi në stadiumin e qytetit, por u paraqit kryesisht me lojtar junior, duke rënë nga kategoria e parë. Klubi më pas kishte luajtur edhe në kategorinë e tretë, deri sa në vitin 2010 u rikthye në Superligë. Pas një viti me një ndeshje të barazhit pësoi duke kalu sërish në kategorinë e dytë!

Në 70 vjetorin e vet, Ballkani pa sërish dritë!
Në krye të klubit erdhi kompania Cima, e cila për pak kohë e shndërroi ekipin në konkurrues për titull.

Viti 2022 për Ballkanin dhe futbollin suharekas do të shkruhet në histori. Për herë të parë është kampion i Kosovës.
Trofeun e siguroi katër xhiro para fundit të edicionit, me 70 pikë të tubuara, pas 21 fitoreve, 7 barazimeve e 4 humbje. Me 54 gola të shënuara e 20 të pësuar (pa llogaritur katër ndeshjet formale)!

Ballkani për herë të parë në korrik do të paraqitet në garat ndërkombëtare, përkatësisht kualifikimet në Ligën e Kampionëve!

Këtë vit Ballkani krahas lojtarëve më të mirë kosovar u paraqit edhe me lojtar nga Shqipëria por kishte edhe dy ndërkombëtar. Presidenti Arsim Kabashi, në dimër solli trajnerin nga Shqipëria, Ilir Daja, bashkëpunim që solli fryt të jashtëzakonshëm.

Aset i madh i klubit në vazhdimësi kanë qenë edhe tifozët, të cilët nga viti 1992 njihen të emëruar si “Xhebraila”

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara