Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Si i fitoi Ballkani mbi 1 milion euro vetëm nga shitja e lojtarëve brenda një viti

Ballkani nga Suhareka po kthehet në një klub model sa i përket Kosovës, por edhe më gjerë, duke siguruar dy herë radhazi kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

E gjithë kjo i ka siguruar klubin mbi tetë milionë euro në këtë dy vite, shumë që mund të rritet ndjeshëm fal rezultateve në garat ndërkombëtare.

Por, Ballkani po rezulton i suksesshëm edhe në një drejtim tjetër, atë të transferimit të lojtarëve në kampionate me të forta evropiane.

Fillimisht u larguan Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha, por pa përfitime të mëdha, ndërsa Mirlind Daku fitoi respektin e Osijek fal golave me Ballkanin.

Mirëpo, në vitin e fundit transferimet kanë qenë shumë fitimprurëse dhe këto shuma mund të rriten ndjeshëm, shkruan Telegrafi.

Ballkani në afatin e dimrit shiti Ermal Krasniqin në Cluj të Rumanisë për 200 mijë euro plus 100 mijë të tjera në formë bonusesh.

Por, klubi suharekas pritet të fitojë shumë më shumë nga shitja e Ermal Krasniqit, pasi kishte ruajtur 15 për qind të kartonit.

Në rast se Krasniqi shitet pesë milionë euro ashtu siç po pretendojnë te Cluj, në arkat e kampionit në fuqi të Kosovës do të shkojnë 750 mijë euro, një shumë e konsiderueshme e cila do të ishte një infuzion për suharekasit.

Tjetër transferim i jashtëzakonshëm në këtë afat kalimtar ishte ai i Albion Rrahmanit te Rapid Bukuresht, ku që në start ka filluar shkëlqimin.

Ylli i ri kaloi në Rumani për 600 mijë euro, shuma më e madhe e paguar për një lojtar nga Kosova.

Ai ka shënuar katër herë në dy ndeshje, duke u kthyer në yllin e Rapidit, ndërsa është raportuar se edhe për Rrahmanin klubi i Ballkanit ka ruajtur një përqindje të kartonit.

I fundit i transferuar është Meriton Korenica, i cili në Turqi te Manisa ka kaluar për 200 mijë euro.

Ndërkohë Ballkani do të lutet që Korenica me Manisën të sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Turqisë, pasi në rast se ndodh një gjë e tillë atëherë klubi nga Suhareka do të marrë edhe 50 mijë euro të tjera bonuse.

Po ashtu kampioni në fuqi i Kosovës ka ruajtur edhe 20 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme e Korenicës, përqindje që mund t’i sjell të tjera të ardhura klubit nga Suhareka, shkruan Telegrafi.

Vetëm me shitje Ballkani ka fituar 1 milion euro, shumë që mund të rritet ndeshëm nëse lojtarët kalojnë në ndonjë klub më të madh.

Pra Ballkani po funksionon si model për klube e rajonit, duke përfituar shuma të mëdha edhe nga shitja e futbollistëve dhe ata po i zëvendëson me emra të njohur, duke mos humbur shumë kualitet në skuadër. 

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara