Një vendim i paprecedentë i Federatës së Futbollit të Sllovenisë ka ngjallur reagime të shumta në prag të ndeshjes mes Sllovenisë dhe Kosovës, që do të zhvillohet më 15 nëntor në stadiumin “Stožice” të Lubjanës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Federata sllovene ka njoftuar se përveç sektorit të dedikuar për tifozët mysafirë, çdo person që hyn në stadium duhet të jetë i pajisur me simbole të Sllovenisë ose të përfaqësueses vendase. Sipas këtij vendimi, tifozët që nuk mbajnë simbole të tilla – përfshirë flamuj apo veshje që përfaqësojnë shtete të tjera – nuk do të lejohen të hyjnë në stadium.
Kjo masë është marrë për të shmangur, siç thuhet në njoftim, mundësinë që një numër i madh tifozësh kosovarë apo shqiptarë të blejnë bileta në sektorët e tifozëve vendas dhe të krijojnë trazira në tribuna. Vendimi është cilësuar si i pazakontë, duke marrë parasysh se ndeshjet ndërkombëtare zakonisht u mundësojnë tifozëve të huaj të përhapin simbolet kombëtare në çdo pjesë të stadiumit.
Megjithatë, autoritetet sportive sllovene e kanë justifikuar këtë rregull me nevojën për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë ndeshjes, duke paralajmëruar edhe masa shtesë kontrolli në hyrjet e stadiumit.
Tifozët e Kosovës pritet të jenë të pranishëm në numër të madh, duke e bërë këtë sfidë një nga më të ndjekurat për përfaqësuesen dardane në këtë cikël kualifikues. Për shumë prej tyre, vendimi i Federatës sllovene shihet si diskriminues dhe i panevojshëm, ndërsa në rrjetet sociale kanë nisur reagime që e cilësojnë këtë masë si “frikë nga atmosfera e tifozëve kosovarë”.
Pavarësisht vendimit, atmosfera pritet të jetë e zjarrtë dhe emocionet të larta, teksa Kosova kërkon një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Policia jep detaje për tragjedinë në Shëngjin: Dy pushues nga Kosova humbën jetën, tre po marrin trajtim mjekësor
Politike
Këto ishin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Komunën e Suharekës
Ekonomi
Shahini kritikon kufizimin e ATK-së për pagesat kesh mbi dy mijë euro: tregon kush goditet më shumë
Politike
Blerim Kuçi prezanton platformën e tij politike, fton qytetarët të njihen me vizionin e tij
Politike
Abdixhiku nga Rahoveci: LDK po vjen me projekte, jo me propagandë
Politike
Bedri Hamza: Gratë janë forca e ndryshimit

