Sondazh online: Cila parti dhe cilët kandidatë kanë mbështetje në komunën e Suharekës?

Suhareka Express ka hapur një sondazh online për lexuesit nga komuna e Suharekës, ku qytetarët mund të shprehin preferencën e tyre për partinë dhe kandidatët që mbështesin.

Pjesëmarrësit duhet të zgjedhin vendbanimin, partinë dhe deri në dy kandidatë nga partia e zgjedhur. Për të ruajtur besueshmërinë e sondazhit, sistemi përdor verifikim me lokacion të pajisjes, cookie dhe IP të hash-uar, me qëllim që votimi të kufizohet brenda komunës së Suharekës dhe të shmangen votimet e përsëritura.

Ky sondazh nuk paraqet domosdoshmërisht pasqyrën reale në terren dhe nuk është matje zyrtare zgjedhore. Rezultatet duhet të kuptohen si një pasqyrë e përafërt e opinionit të lexuesve që marrin pjesë online, e cila do të përdoret për analiza dhe krahasime publike.

Ftojmë qytetarët e komunës së Suharekës të marrin pjesë në sondazh në mënyrë korrekte dhe të përgjegjshme.

Sondazh lokal për Suharekë

Zgjidhni një parti dhe deri në dy kandidatë nga ajo parti. Vota lejohet vetëm një herë nga pajisja/IP dhe vetëm brenda perimetrit të caktuar rreth Suharekës.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara