Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Stuhia e fuqishme solli dëme të shumta në Shqipëri

Stuhia me erë të fortë dhe reshje intensive shiu ishte e fortë në disa qytete të Shqipërisë pas mesdite. Reshjet e dendura sollën përmbytje të menjëhershme në disa akse kryesore të Durrësit, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar probleme sidomos në zonat me kanalizime të amortizuara.

Në plazh, pushuesit u larguan me nxitim, ndërsa çadrat u mbyllën nga era e fortë. Si pasojë e stuhisë, mbetën pa energji elektrike, përkohësisht disa zona në Gjirin e Lalzit, Sukth, Manzë dhe Xhafzotajt.

Probleme u shënuan edhe në Port ku Tragetit të linjës Durrës–Bari “Francesca” iu shkëput një kabllo lidhëse me kalatën, duke krijuar rrezik për përplasje. Autoriteti Portual dhe Kapiteneria e Portit ndërhynë menjëherë me rimorkiatore. Pas stabilizimit, trageti vijoi normalisht lundrimin drejt Barit.

Përmbytje nga stuhia pati edhe në Vlorë. Pati probleme ne disa prej akseve te qytetit dhe prezence te uji ne rreth 15 banesa.

Përmbytje pati edhe në qytetin e Lushnjës dhe Fierit. Disa rrugë u përmbytën ,ndërsa në aksin Fier – Cakran, veçanërisht në vendin e njohur si “Qafa e Shkozës” u rrëzuan disa pemë duke bllokuar për disa minuta qarkullimin dhe duke e vështirësuar kalimin e automjeteve.

Stuhia preku edhe Korçën. Në Maliq si rezultat i erës së fortë raportohet për rënie të pemëve dhe bllokim të rrugëve. Ndërkohë një traget turistik i Maqedonisë së veriut, i cili ishte duke udhëtuar nga Shën Naumi në drejtim të Ohrit, është kapur në befasi nga stuhia e madhe që përfshiu vendin fqinjë. Mësohet se i detyruar në këto kushte, udhëtoi në pjesën Shqiptare shumë pranë bregut, ku moti ishte më pak i qetë ndërsa nuk raportohen dëme. Ndërkohë autoritetet Shqiptare doganore bëjnë të ditur, se njoftimi ka ardhur paraprakisht nga pala maqedonase.

Në Shkodër stuhia nuk shkaktoi probleme. Pamjet nga rrugët kryesore tregojnë një situatë ndryshe nga vetëm një vit më parë, kur çdo shi sillte përmbytje për shkak të mosfunksionimit të kolektorëve. Falë ndërhyrjeve të kryera nga Bashkia Shkodër dhe ndërmarrja “Ujësjellës-Kanalizime”, rrjeti i kanalizimeve është përmirësuar ndjeshëm, duke shmangur përmbytjet dhe duke lehtësuar qarkullimin normal në qytet.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjelle largimin e pushuesve nga plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit. Largimi i pushuesve ka sjellë trafik të rënduar në aksin Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot. Vështirësi të shumta janë hasur edhe në daljen nga Shëngjini, ku drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar në radhë të gjata.

Pritet që në orët në vijim deri në mbrëmje reshjet të vazhdojnë në Gjirokastër, Përmet, Kolonjë, Pukë, Fushë- Arrëz, Vau i Dejës dhe Malësi e madhe. /tch

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara