Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.
Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar 37 komuna të Kosovës është edhe ajo e arsimit parauniversitar.
Fusha 17 – Arsimi Parauniversitar – Kjo fushë synon rezultate në hapësira për çerdhe dhe shkolla të pajisura me kabinete për internet, masa të efiçencës së energjisë, rekrutimin e personelit arsimor, licencimin e mësimdhënësve, mjetet e konkretizimit, pajisjet e shkollave me mjete mësimore, kabinete të TIK-ut, si dhe kushtet e sigurisë në shkollë.
Duke u bazuar në raportin që posedon SuharekaOnline figuron se për përformancë në Fushën e Arsimit Parauniversitar, Komuna e Suharekës është renditur e para nga 37 komuna të vendit me 82.44%.
Në përgjithësi, në treguesit e arsimit të dhënat e raportuara nga komunat nuk kanë qenë të plota, kështu që përqindjet e fituara mund të paraqesin një vlera relative të saktësisë.
Fusha e arsimit ka me shume tregues por në grafikun me lart janë paraqitur disa nga treguesit sipas përqindjes.
Treguesi, braktisja e shkollës nga nxënësit, ku paraqitet shkalla inverse ka shënuar vlerën në 99.14%, sikurse edhe shkalla bruto e regjistrimit ne klasën e parë është përmbushur 96.69%.
Ndersa shkalla e realizimit te orëve te planifikuara sipas kalendarit vjetor te arsimit është përmbushur 96.22% dhe shkalla e qasjes se tranzicionit.
Kalueshmëria ne testin e maturës kombëtare ka vlerën 76.34%, Kurse mësimdhënësit qe i plotësojnë kriteret dhe kane kualifikim te licencuar shprehur ne përqindje janë 82.18%.
Sa i përket procedurave ligjore pe zgjedhjen e stafit drejtues ne shkolla 9 drejtoreve dhe zv. drejtoreve) përmbushja e kriterit ligjore është përmbushur 87.68%, si dhe plotësimi i vendeve te lira te punës në arsim me konkurs të rregullt, është përmbushur 92.43%.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

