Ballkani e synon ta fitojë Superkupën e Kosovës në futboll për herë të parë në historinë e klubit. Kështu ka thënë mbrojtësi dhe njërit prej futbollistëve më të mirë të ekipit suharekas, Armend Thaqi në një bisedë me Demokracia.com.
Ballkani, si kampion në fuqi i Kosovës, është tri ditë larg trofeut të Superkupës, por fillimisht duhet ta mposhtë në Antalia të Turqisë, Llapin, fituesin e Kupës së Kosovës për edicionin e fundit në futbollin e Kosovës.
Ekipi nga Suhareka është zhvendosur prej ditësh në qytetin bregdetar turk, në Antalia, për fazën përgatitore.
Thaqi tha se përgatitjet në tokën turke po shkojnë shumë mirë për të dhe shokët e tij të skuadrës. Ai pohoi se ata gëzojnë formë të mirë fizike para duelit final dhe se e duan trofeun në fjalë.

“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë në Antalia me kushte optimale për punë. Për fat të mirë ekipi jemi shumë mirë nga ana fizike të përgatitur për ndeshjen e Superkupës së Kosovës kundër Llapit synojmë ta fitojmë trofeun e Superkupës sepse është trofe që vlen për neve si futbollist dhe për klubin“, tha Thaqi të enjten për Demokracia.com.
Superkupa këtë vit zhvillohet larg Kosovës dhe pa prezencën e tifozëve kosovarë, për mungesën e të cilëve flet edhe Thaqi.
“Dëshirë e jona do të ishte që të kishte tifozë në finale të Superkupës, sepse një finale pa tifozë nuk ka hijeshin e vetë sepse duke e pa formën e dy ekipeve mendoj që në Kosovë do kishte shumë tifozë në tribuna. Megjithatë, edhe në këtë mënyrë jemi përgatit dhe synojmë trofeun“, pohoi mbrojtësi me shumë përvojë i Ballkanit, Armend Thaqi.
Demokracia.com ka kontaktuar edhe me një nga lojtarët e Llapit, por në klubin llapjan kanë zgjedhur heshtjen para sfidës.
Ballkani dhe Llapi do të përballen më 21 janar, ndërsa kur kanë mbetur edhe dy ditë deri në këtë ballafaqim, ende nuk dihet se në cilin stadium do të luhet kjo sfidë.
Vlen të përmendet se Armend Thaqi u shpall futbollisti më i mirë në Kosovë në ceremoninë “Laureatët e Vitit” e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

