Kanë pësuar ndryshime vlerat e futbollistëve në Albi Mall Superligën e Kosovës nga faqja e specializuar Transfermarkt.de.
Faqja e specializuar gjermane për vlerat e futbollistëve ka përditësuar të dhënat për futbollin kosovar, ku ka ndryshime tejet të dukshme.
Shumica e futbollistëve në krye të listës janë të rinj dhe që i është rritur vlera ndjeshëm, sidomos nga paraqitjet në garat evropiane si dhe nga ftesa e Përfaqësueses së Kosovës.
Tani lojtari më i vlefshëm në elitën e futbollit kosovar është mesfushori i talentuar i Ballkanit, Lindon Emërllahu me vlerë prej 500 mijë euro, nga vetëm 75 mijë sa e kishte më parë.
Në vendin e dytë ndodhet talenti i Llapit, Ilir Krasniqi që kushton 400 mijë, derisa vlera e tij u rrit për 75 mijë euro nga hera e fundit.
Pozita e tretë i takon Ermal Krasniqit të Ballkanit me 375 mijë euro, derisa Muharrem Jashari, Albert Dabiqaj, Rron Broja e Albion Rrahmani kanë vlerë të njëjtë, 350 mijë euro.
Nga 325 mijë euro vlerësohen dy të huajt, Marko Simonovski i Dritës dhe Francisco Riveera i Llapit.
Ndërkohë nga vendi i 10-të deri në të 15-tin kanë vlerë të njëjtë Edvin Kuc, Meriton Korenica, Lumbardh Dellova, Bianor Neto, Armend Thaqi e Ardian Limani me nga 300 mijë euro.
Rritje kanë pasur edhe lojtarë të tjerë që nuk janë në top 15 më të vlefshmit në kampionat si Kushtrim Shabani, Endrit Krasniqi, Arbnor Ramadani, Christian Mba, Leotrim Kryeziu, Baton Zabërgja, Leonat Vitija, Bujar Pllana e Festim Alidema.
Transfermarkt bën disa herë gjatë vitit vlerësimet e futbollistëve, derisa kjo është hera e parë që një futbollist nga kampionati kosovar kap vlerën prej 500 mijë eurove. /Gazeta Olle/
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

