Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës Tetovën, ku është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje me inicialet S.D e cila ishte studente e nivelit master me origjinë nga Kosova konkretisht, nga Gjakova në parkingun e një banese afër Tregut të Gjelbër në Tetovë. E reja ishte studente dhe jetonte me qera në Tetovë. Të dhënat e para nuk japin indikacione për ndonjë vepër penale. Një prokuror publik nga Prokuroria e Tetovës ka inspektuar vendin ku është gjetur trupi i pajetë i 25 vjeçares si dhe apartamentin me qira në të cilin ajo po qëndronte.
PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE E TETOVËS
“Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle të hollësishme dhe mendime ekspertësh në vendin e ngjarjes, megjithëse gjetjet fillestare dhe gjurmët në vendin e ngjarjes nuk tregojnë se vdekja ka qenë pasojë e një krimi. Është urdhëruar një autopsi dhe do të merren në pyetje disa persona”.
Nga ana tjetër, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka njoftuar se ka vendosur kontakte me autoritet policore për të ndjekur nga afër zhvillimet për shtetasen e saj.
AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË SHKUP
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”.
Në vijim pritet të merren në pyetje disa persona që mund të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave të rastit. Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve hetimore të Maqedonisë së Veriut dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e rastit. Universiteti I Tetovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të 25 vjeçares.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

