Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Vetëm dy ditë pas lansimit të biletave, Ballkani i shet gati gjysmën e tyre për ndeshjen ndaj Dinamo Zagreb

Ballkani do ta zhvillojë të enjten e javës së ardhshme, më 5 tetor, ndeshjen e dytë të fazës grupore në Ligën e Konferencës për edicionin 2023-24.

‘Portokallinjtë’ do të mirëpresin në “Fadil Vokrri” skuadrën kroate, Dinamo Zagreb, me fillim nga ora 18:45.

Ndonëse ka ende kohë deri në zhvillimin e kësaj sfide, klubi portokalli ka vendosur që të vë më herët biletat në shitje, në mënyrë që të mos ketë ndonjë komplikim në blerjen e biletave deri në ditën e ndeshjes, shkruan Sinjali Sport.

E duket se interesimi për këtë sfidë është tejet i madh, siç e tregon fakti se tashmë shumë bileta janë shitur vetëm dy ditë pasi klubi hodhi në shitje biletat.

Sinjali mëson se Ballkani tashmë ka shitur mbi 5 mijë bileta për ndeshjen ndaj Dinamos, që është afër gjysmës së kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Klubi suharekas me anë të një njoftimi bëri të ditur se të gjitha biletat për shitje do të jenë në dispozicion vetëm nëpërmjet platformës online, dhe se nuk do të ketë shitje në forma fizike.

Për ndeshjen e dytë të grupit C në UEFA Conference League, çmimet e biletave janë këto: Për tribinat Veri dhe Jug 3 euro, atë të Lindjes 5 euro, në Perëndim 10 euro. Ndërkaq çmimi për VIP bileten është 50 euro (ku përfshihet edhe katering).

Një person mund të blejë deri në katër bileta dhe pasi të siugrohet ajo, duhet patjetër të jetë e printuar në formatin A4 dhe me kualitet të lartë, njofton klubi.

Ballkani do të kërkojë fitoren e parë në ndeshjen e parë të zhvilluar në shtëpi të kësaj faze eliminuese.

Suharekasit humbën në ndeshjen e parë ndaj Viktoria Plzen të Çekisë në udhëtim me rezultat minimal 1-0.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara