Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Vrasje në tentativë në Suharekë: Plagoset me armë 35-vjeçari

Dita e diel ishte e mbushur me plot incidente gjithandej vendit. Therje me thikë, plagosje me armë e të shtëna, janë vetëm disa nga rastet që kanë ndodhur në kryeqytet e qytete të tjera. Përveç në Prishtinë, mbrëmë ka pasur një rast të tentim vrasjes edhe në fshatin Gelancë të Suharekës. Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, teksa i dyshuari është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca në Spitalin e Prizrenit kanë bërë me dije se personi që u pranua në këtë qendër, me lëndime në këmbë, është një 35-vjeçar, i cili po merr trajtim mjekësor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali mëson se i riu është qëlluar me armë nga një 55-vjeçar, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje momentale që ka pasur me viktimën, e ka nxjerrë armën dhe ka gjuajtur në drejtim të tij, duke e lënë të plagosur.

Posa rasti është denoncuar, njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku është gjetur arma që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, me ç’rast është konfiskuar bashkë me municionin.

Pasi janë kryer ekzaminimet e nevojshme në lokacionin ku ndodhi incidenti, Gjykata ka lëshuar urdhër për bastisje në shtëpinë të dyshuarit, ku po ashtu janë gjetur dëshmi që do të shfrytëzohen si prova materiale gjatë procesit të hetimit.

Sipas informacioneve të para, viktima dhe i dyshuari janë nga familja Vrella, por akoma nuk dihet cila është lidhja e tyre familjare dhe motivi që i ka futur në sherr.

55-vjeçari i dyshuar për këtë rast, përveç veprës penale “Vrasje në tentativë”, dyshohet edhe për armëmbajtje pa laje, pasi kundërligjshëm ka mbajtur armë, të cilën e ka përdorur në këtë rast.

Me të përfunduar procedurat policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren edhe veprimet e tjera të nevojshme./Sinjali.com

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara