Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Alarmojnë ekspertët: Në fund të vitit Kosova do të mbetet pa fuqi punëtore në shumë sektorë

Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë (OEK), Berat Rukiqi ka thënë se ekziston mundësia që deri në fund të vitit 2022 të ketë mungesë të fuqisë punëtore në shumë sektorë.Megjithatë Rukiqi tha se sipas parashikimeve të Bankës Botërore rritja ekonomike këtë vit do të jetë 4.5%.“Ka shenja të mungesës së shfaqjes së fuqisë punëtore dhe nëse vazhdon ky trend pritjet janë që deri në fund të vitit 2022 të ketë mungesë të dukshme të fuqisë punëtore në shumë sektorë”.“Nëse shohim parashikimet e Bankës Botërore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe nëse i shohim vlerësimet për gjendjen ekonomike në rajon dhe në qoftëse bazohemi me trendët e viteve të kaluara presim të kthehemi në mesataren që kemi qenë diku rreth 4.5%”, tha Rukiqi për EO.Ndërsa, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu shtoi se ngritja e çmimit të energjisë elektrike është e paevitueshme dhe mund të qojë deri në largimin e të rinjve jashtë vendit.Gërxhaliu theksoi se sfidat kryesore që do të ballafaqohet sektori privat në të ardhmen do të jetë mungesa e fuqisë punëtore.Prandaj thotë ai duhet të ketë rritje të pagave në sektorin privat sepse nëse kemi rritje të çmimeve dhe këtë inflacion të rinjtë po kërkojnë rrugë për të dalë jashtë Kosovës.“Nëse vazhdohet me këtë trend dhe nëse miratohet kërkesa për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike që është vërtetë e paevitueshme definitivisht krizë do të thellohet. Por në këtë drejtim Qeveria duhet të ketë masa adekuate apo një qasje më aktive në politikën sociale”.“Duhet të ketë target familjen skamnore dhe të kontribuojë që qytetarët e Kosovë të shijojnë dorën e zgjatur të shtetit në këtë kohë pandemie ekonomike dhe sociale. Është krijuar një trend i cili vërtetë e ka kapluar Kosovën dhe vendet e rajonit ku ikja nga vendi është duke u kalkuluar si shpëtimi i vetëm. Në këtë drejtim Kosova është në një rrugë shumë të shqetësuar sa i përket migrimit sepse sot interesi kryesor i të rinjve është që të dilet jashtë vendit”.“Evropa nuk është ajo që ka qenë përpara prandaj duhet kampanja vetëdijësuese që të krijohet një opinion të qëndrohet këtu. Duhet të ketë rritje të pagave në sektorin privat sepse nëse kemi këtë rritje të çmimeve dhe këtë inflacion dhe pagat janë në nivelin e njëjtë atëherë është një qasje demotivuese që të rinjtë po kërkojnë rrugë për të dalë jashtë Kosovës. Shqetësuese që një ndër sfidat kryesore që do të ballafaqohet sektori privat në të ardhmen do të jetë fuqia punëtore”, tha Gërxhaliu

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara