Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Ardian Shala : Këto fakte për keqpërdorime nga Muharremaj janë shumë kokëforta!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Suharekë sot ka mbajtur një konferencë për media, të pranishëm ishin një grup gazetarësh nga media lokale dhe ato qendrore.

Në fjalën e tij z.Shala pasi përshëndeti të pranishmit. dhe iu falnderua pergjigjes ndaj ftesës së tij, tha se Sot ju kemi ftuar për të prezentuar para jush dhe para qytetarëve tanë keqpërdorimet të cilat i ka bërë qeverisja komunale në Suharekë ne 3 vitet e shkuara.

Shala adresoj një sërë kritikash në adresë të Komunës së Suharekës, ku ndër të tjera tha se:

* Komuna e Suharekës ka shkelur ligjin  duke mos përfillur listën e projekteve të miratuara nga Asambleja Komunale.

* Paramasa pa projekte, joprofesionale dhe që dëmtojnë buxhetin e Komunës

* Keqmenaxhimi i kontratave dhe cilësi e dobët e investimeve të realizuara.
*Rast më eklatant :Lidhen kontrata  ,bëhen pranime teknike,  ekzekutohen pagesa dhe rrugët nuk ndërtohen fare!

*Të emruarit si drejtor shkollash shumica prej tyre janë zyrtar të lartë të AAK-së dhe familjarë të tyre.

  1. Drejtoresha e shkollës Destan Bajraktari – ish deputete e AAK-së
  2. Drejtori i Gjimnazit Jeta e Re – kandidat i AAK-së për Asamble në zgjedhjet e fundit.
  3. Zv. Drejtori i Gjimnazit Jeta e Re ish Drejtor i DKA-së nga AAK
  4. Drejtori i shkollës së mesme teknike Skender Luarasi  Zyrtar i lartë i AAK-së Dega Suharekë-i zgjedhur nga vellau i tijë sa ishte drejtor i DKA-së

Shembujt tjerë i keni ne keto shkolla, siq eshte:

Mushtishti, Sopija, Savrova ,Leshani,Studenqani,Samadraxhe,Semetisht.

Montimi i konkurseve

Qeverisjen Muharremaj gjatë gjithë mandatit të saj e kanë përcjell montimet e konkurseve ku shumë kohë më parë është ditur se kush do të zgjidhet përkatësishtë kush do të rekrutohet.

Kjo dëshmohet edhe me faktin e përzgjedhjes së zv. Drejtorit të Gjimnazit dhe të drejtoreshës së shkollës Destan Bajraktari, ku kandidatët e njëjt kanë konkuruar në të dy shkollat vetëm sa për të zgjedhur të preferuarit e tyre, ku i njejti per njeren shkolle shpallet i duhuri ndersa per tjetren jodhe anasjelltas.

Rasti i fundit eshte rasti ku DKA shpalle konkurs per 9 vende pune ndersa rekruton 13 punonjes.

Po ashtuAdministratore për shkollat “28 Nëntori” Doberdelan dhe “Vaso Pashë Shkodrani “ në Leshan është  punesuar reja e vëllaut të kryetarit.

Që nga ardhja në krye të qeverisjes ky kryetar, QKMF-ja menagjohet me Ushtrues Detyre të Drejtorit!!!

Punësimet puro partiake dhe familjare ne QKMF.

Sa I perket kultures kjo qeveri ka treguar joseriozitet duke mos permbyllur dy nga  projektet kryesore si  Shtepia e Kultures “Uke Bytyqi” dhe stadiumin e qytetit , projekte keto te filluara ne qeverisjen e kaluar.

Shtepia e kulturës është pasqyra më e mirë se si kjo qeverisje lokale qëllimshëm i zvarritë procedurat dhe ndërton me cilësi të dobët, sepse punëkryesi (de FAKTO) dhe mbikqyrësi janë i njëjti person.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara