Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Dekretohet Ligji për rimëkëmbje, tani qytetarët mund t’i tërheqin kursimet e tyre

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është dekretuar gjatë ditës së djeshme nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, menjëherë pasi i ëshhtë dërguar nga Kuvendi.

Këtë e ka konfirmuar, Artan Murati, këshilltar i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila mbanë edhe postin e U.D të presidentes.

“Po, dje është dekretuar, në momentin që është sjellë nga Kuvendi”, ka thënë Murati për Gazetën Insajderi.

Pas dekretimit, Ligji pritet të publikohet në kohë rekorde në Gazetën Zyrtare dhe më pas nisin procedurat për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike u përmend qysh para gjashtë muajsh, por hapa konkretë për jetësimin e tij, u morën ditën e premte kur pas shumë tentimeve kaloi në Kuvendin e Kosovës.

E menjëherë pas kësaj në një konferencë për media, kryeministri Avdullah Hoti tregoi për hapat e mëtejmë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë që 212 milionë euro mund të tërhiqen nga qytetarët.

Ai tha se pas tetë ditësh do të hapet sistemi online për tërheqjen e 10% nga Trusti.

Kosova më në fund u bë me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, në seancën e ditës së premte, 72 deputetë votuan pro në leximin e dytë të këtij ligji.

Përpos, votave të partive në pushtet, pro votuan edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

E një prej kushteve të PDK-së që u fut si amendament në ligj, është edhe ajo që personat që tërheqin 10-përqindëshin e kursimeve nga Trusti e që kanë të kursyera më pak se 10 mijë euro, të rimbursohen nga Qeveria në një fazë të mëvonshme.

Ata që kanë më shumë se 10 mijë euro të kursyera nuk do të rimbursohen.

Raportohet se 104 mijë kosovarë kanë vetëm 100 euro në trust, që do të thotë mund të tërheqin vetëm 10 euro.

Ndërsa, 12 mijë e 944 persona kanë të kursyera mbi 20 mijë euro, 212 mijë e 799 persona kanë nga 100 deri në 1000 euro, 194 mijë e 857 persona kanë nga 1000 deri në 5000 euro.

Në Trust nga 5000 deri 10000 euro i kanë 74 mijë e 99 persona.

Nga 10000 deri 20000 euro në Trust i kanë 40 mijë e 440 persona.  /Insajderi.org

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara