“Do e dorëzoj mandatin e deputetit”, Gjini: Nuk e çoj Gjakovën në zgjedhje për deputet

“Do e dorëzoj mandatin e deputetit”, Gjini: Nuk e çoj Gjakovën në zgjedhje për deputet

(Lajm i përditësuar) “Do e dorëzoj mandatin e deputetit”, Gjini: Nuk e çoj Gjakovën në zgjedhje për deputet Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se pas certifikimit të rezultateve do ta dorëzojë mandatin e deputetit dhe do të përqendrohet në përfundimin e mandatit të tij … (Lajm i përditësuar) “Do e dorëzoj mandatin e deputetit”, Gjini: Nuk e çoj Gjakovën në zgjedhje për deputet Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se pas certifikimit të rezultateve do ta dorëzojë mandatin e deputetit dhe do të përqendrohet në përfundimin e mandatit të tij si kryetar i Gjakovës.

“Në momentin që certifikohen rezultatet, e dorëzoj mandatin e deputetit dhe mbes kryetar i Gjakovës. Dua me përfundu mandatin në Gjakovë, përveç nëse ndryshojnë rrethanat seriozisht, sepse e kam bërë një premtim që nuk e çoj Gjakovën në zgjedhje për me u bë deputet, nuk e çoj Gjakovën në zgjedhje për me u bë ministër.

E çoj Gjakovën në zgjedhje vetëm nëse qytetari i Kosovës beson që vetëm unë mund t’ia tregoj rrugën e drejtë. Nuk e di se kur do të ndodhë, por e di që ajo ditë është e pashmangshme, datën nuk mundem me ia tregu sot”, tha Gjini.

Gjini: Nuk i besoj Gërvalles për Byronë e Konfiskimit Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini në ”Click” të RTV21 ka kritikuar ashpër proceset dhe nismat institucionale në vend, duke shprehur mosbesim ndaj, siç tha ai, mënyrës se si po funksionojnë disa prej tyre. “Hiç kurgjo nuk besoj që është pastër e drejtë, është pështjellim gjithçka.

A po kujtoni që po i besoj Gërvallës për Byronë e Konfiskimit? Këta kurgjo nuk bëjnë për Kosovën. Çka do që bëjnë, e bëjnë kundër dikujt. Në Kosovë duhet dikush që ia don të mirën vendit”, tha Gjini. Ai shtoi se, sipas tij, qytetarëve duhet t’u thuhet qartë se si do të funksionojë kjo strukturë.

“Kjo është, du me i thonë popullit të Kosovës që Byroja për Konfiskimin e Pasurisë ka me ia konfisku pasurinë ish-opozitarëve”, u shpreh Gjini.

“Nuk ka votuar diaspora ashtu siç kanë dalë rezultatet”, Gjini: Dikush ka marrë lekë Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka ngritur dyshime për procesin e votimit të diasporës, duke pretenduar se, sipas tij, ka parregullsi në mënyrën e organizimit dhe numërimit të votave. “Janë duke i patronazhu votat e diasporës, nuk ka votu diaspora ashtu qysh kanë dalë rezultatet.

Ta keni të saktë këtë punë, pyetni diasporën, atje ka fantastik. Po ju tregoj që sot na dëshmojnë se vota është patronazhu. Çka do të thotë kjo: kanë shku, ju kanë mbledh fletëvotimet një grupi të caktum të komunitetit në diasporë, e dikush ka dhënë me vullnet, dikush i ka marrë do lekë.

Sipas informacioneve te publikuara nga RTV21, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: RTV21

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara