E Pabesueshme: Vala ekstreme e të nxehtit në Francë, ky është numri i viktimave nga temperaturat rekord

Numri i viktimave nga vala ekstreme e të nxehtit në Francë ka kaluar shifrën 1 mijë, ndërsa autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se bilanci mund të rritet edhe më tej.

Agjencia Kombëtare e Shëndetit Publik në Francë njoftoi se shumica e viktimave janë persona të moshuar, ndërsa procesi i mbledhjes së të dhënave nga shtëpitë e kujdesit dhe banesat private ende po vazhdon.

Franca është një nga vendet evropiane më të goditura nga temperaturat rekord, të cilat kanë shkaktuar presion të madh mbi sistemin shëndetësor, dëmtime në infrastrukturë dhe ndërprerje të prodhimit të energjisë elektrike.

Sipas shkencëtarëve, vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën që nga 20 qershori konsiderohet më e rënda e regjistruar deri më tani në kontinent. Ata paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po bëjnë që Evropa të ngrohet më shpejt se mesatarja globale, duke rritur rrezikun nga fenomene të tilla ekstreme.

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara