Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Ja kur do ta ketë Kosova vaksinën kundër COVID-19

Ramush Bejiqi, këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht në menaxhimin e situatës me COVID-19.

“Ministria e Shëndetësisë është duke e përcjell situatën me COVID-19.

Në këtë aspekt, jemi duke punuar me të gjithë fuqinë tonë që e kemi si njerëzore ashtu edhe teknike.

Qëllimi ynë është që ta zvogëlojmë numrin e të infektuarve dhe të vdekurve nga ky virus.

Duhet ta kuptojmë se jo vetëm në Kosovë por e gjithë bota e ka sistemin shëndetësor në kolaps”.

Ai ka deklaruar se kanë oksigjen të mjaftueshëm në QKUK dhe në spitalet rajonale.

“Për punën e oksigjenit më tepër ka qenë propagandë.

Në QKUK dhe në spitalet rajonale qëndrojmë shumë mirë me furnizim të oksigjenit”.

“Jemi shumë mirë me gjendjen e pandemisë në krahasim me vendet e rajonit.

Me situatën e tanishme nuk jemi të kënaqur, të kënaqur jemi atëherë kur numrin e të prekurve me koronavirus e kemi në 0”.

“Sot kemi një indeks pozitiv, kemi më shumë të shëruar se sa te prekur.

Kosova kurrë nuk ka pasë më shumë oksigjen dhe mjete në shëndetësisë se sa tani”.

Bejiqi ka theksuar se Kosova do të jetë në një ndër vendet e para të botës që do ta marrë vaksinën kundër COVID-19.

“Ministria me kujdes është duke përcjellur të gjitha vaksinat në botë.

Unë iu garantojë që Kosova do ta merr vaksinën në një ndër vendet e para të botës.

Do të vaksinohet popullata që është e ndjeshme”, ka thënë Bejiqi për Klanin.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara