Jakaj: Deputetët nuk duhet të shkojnë në pushim, duhet të krijojnë institucionet e reja të Kosovës

Jakaj: Deputetët nuk duhet të shkojnë në pushim, duhet të krijojnë institucionet e reja të Kosovës

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka vlerësuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të shkojnë në pushim veror në një kohë kur vendi ende nuk ka institucione të reja dhe kur procesi i certifikimit të rezultateve zgjedhore nuk ka përfunduar.

Jakaj në një intervistë për Ekonomia […] Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka vlerësuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të shkojnë në pushim veror në një kohë kur vendi ende nuk ka institucione të reja dhe kur procesi i certifikimit të rezultateve zgjedhore nuk ka përfunduar.

Jakaj në një intervistë për Ekonomia Online thotë se situata aktuale politike kërkon angazhim të vazhdueshëm të Kuvendit, pasi pas certifikimit të rezultateve pritet të nisë procesi i konstituimit të Kuvendit, formimit të Qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit. “Duke ditur se besojmë pa institucione dhe certifikimi i rezultateve ende nuk ka ndodhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ajo që dihet edhe nga deklarimet e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, respektivisht edhe të zëvendësit të KQZ-së, është se më datat 4-6 korrik pritet të certifikohen rezultatet zgjedhore dhe kjo pastaj e përshpejton edhe e nis procesin e thirrjeve të seancës konstituive, pastaj edhe të ftesës për kandidatin për kryeministër dhe për Qeverinë e re.

Pra, nis rrjedhja e afateve për t’i krijuar këto institucione. Në rastin aktual do ta kemi në rrugë edhe çështjen e zgjedhjes së Presidentit, për të cilën ne shkuam në zgjedhje me 7 qershor”, ka deklaruar Jakaj.

Ai ka thënë se, ndonëse rregullorja e Kuvendit parasheh pushimin veror të deputetëve në fund të korrikut, kjo nuk duhet të zbatohet në situatën aktuale, për shkak të nevojës për krijimin e institucioneve funksionale. “Sipas rregullores së Kuvendit, në fund të korrikut deputetët shkojnë në pushim, pra përfundon sesioni pranveror.

Pra, nis sesioni pranveror që mund të nisë nga data 10 korrik dhe mund t’i ketë rreth 20 ditë punë. Por në rastin aktual, për shkak të situatës politike, për shkak të bllokadës, për shkak të pasojave që Kosova i ka pasur, Kuvendi i Kosovës nuk do të duhej të shkonte në pushim”, ka thënë ai.

Jakaj ka theksuar se kryesia e re e Kuvendit, apo edhe ajo aktuale nëse vazhdon mandatin, duhet të ndërmarrë hapa që të shmanget pushimi parlamentar.

Sipas informacioneve te publikuara nga Ekonomia Online, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Ekonomia Online

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara