Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Kënga e Shkurte Fejzës cilësohet se promovon nënshtrimin e grave

“Nuse mësuese”, kënga e publikuar së fundmi nga Shkurte Fejza dhe e bija e saj Gresa Behluli, është kritikuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore. Sipas kësaj qendre, kjo këngë përmban gjuhë të urrejtjes dhe promovon nënshtrimin e grave.

Kjo qendër vlerëson se kënga “përveç që redukton gratë në rolet tradicionale gjinore, është shumëfish shtypëse për gratë duke qenë se promovon dhunën ndaj grave si mjet të disiplinimit të tyre”.

“Këngë të tilla i kontribuojnë gjithashtu vazhdimësisë së thellimit të pabarazisë gjinore dhe përjetimit të grave si dytësore dhe lehtë të dominueshme”, thuhet në reagim në të cilën bëhet ftesë për raportim të këngës.

Bashkëshorti dhe menaxheri i Fejzës, Hajrush Behluli, ka hequr përgjegjësinë duke thënë për KOHËN se ajo s’është tekshkruese, por vetëm interpretuese. Tutje ka deklaruar se “kënga është e vjetër dhe është ripërpunuar”.

Teksti i plotë i këngës, pa ndërhyrje:

Ah moj nuse sikur msuse

N’shpi t’burrit mban ligjërata

S’po t’pëlqejnë ty punt e vjehrrës

S’po t’pëlqejnë çka thonë kunatat

Mori nuse vezulluse

Ma e reja je n’ket shpi

Dikush tjetër ma i vjetër

Pun’t ma mirë se ti i di

Ref…x2

Fjala prish e fjala ndreq

Zgjidhi nuse ma mirë fjalt

N’daq pun’t mos me i pas keq

Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë

Ah moj nuse lumja nuse

Bijat për ty e shqyen defin

Me gëzim të madh ty të kanë pritur

Prandaj ti mos jau prish qejfin

Me fol but e me dëgju

Nana ty nuse t’ka mësu

Vjehrrën me e respektu

Ti nderon prindërit e tu

Ref…x2

Fjala prish e fjala ndreq

Zgjidhi nuse ma mirë fjalt

N’daç punt mos me i pas keq

Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë

Ref…x2

Fjala prish e fjala ndreq

Zgjidhi nuse ma mir fjalt

N’daç punët mos me i pas keq

Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë

Infokusi

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara