Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ky është numri i rasteve pozitive në komunën e Suharekës

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.407 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 519 raste pozitive. Nga 519 rastet e konfirmuara sot 5 janë nga Suhareka.

926 TË SHËRUAR DHE 519 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.407 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 519 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 43.324 raste nga 154.084 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.120 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 926 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 29.430 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.774. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 215 raste, Mitrovicë 49 raste, Ferizaj 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 21 raste, Drenas 15 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 9 raste, Istog 7 raste, Klinë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kaçanik 6 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Gjilan 3 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë, Viti 1 rast dhe Zubin-Potok.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara