Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Lloji i ri i COVID-19: Këto janë tri simptomat që shfaqen në sytë tuaj

Mbi 2 milionë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e COVID-19, derisa mbi 95 milionë persona janë infektuar me këtë virus.

Tashmë kanë filluar të përhapen edhe variante të reja të COVID-19 në shumë shtete.

Derisa nuk ka asnjë provë që lloji i ri është më i rëndë.

Përveç simptomave kryesore, ka një sërë simptomash të pazakonta. Në fakt, hulumtimi i botuar në British Medical Journal (BMJ) përshkruan tri që shoqërohen me sytë tuaj.

Sipas hulumtimit, fotofobia, dhimbja e syve dhe kruarja e syve mund të sinjalizojnë COVID-19.

Në përgjigje të gjetjeve, Express.co.uk foli me Dr. Ali Mearza.

Ai tha: “Ndër problemet më pak të njohura që kanë hasur pacientët janë fotofobia dhe dhimbja ose kruarja e syve. Fotofobia është një formë e ndjeshmërisë ndaj dritës dhe shpesh lidhet me dhimbje koke. Personat me këtë problem përjetojnë shqetësim ose dhimbje në sy, veçanërisht kur ndezin për herë të parë një dritë”.

Siç raporton Dr Mearza, studimet kanë treguar që dhimbja e syve është simptoma më e zakonshme e syve nga koronavirusi.

“Mjerisht mund të jetë mjaft e dhimbshme, por pikat e syve mund të ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjen”, këshillon Dr Mearza.

Siç shpjegon ai, shumë njerëz gjithashtu i gjejnë të dobishëm farat e lirit ose vajin Omega-3.

“Kruarja e syve mund të jetë e zakonshme në mesin e pacientëve me COVID-19. Megjithatë nëse përjetoni skuqje të skajshme në sy, kjo mund të jetë si pasojë e diçkaje tjetër”. Dr Mearza përfundon: “Shumica e simptomave të syve duhet të largohen ndërsa virusi largohet nga trupi, por nëse zakonisht mbani lente kontakti, ia vlen të kaloni në syze derisa të kaloni virusin.Express

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara