Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Nga 3 paketa cigare çdo ditë në zero, Jason, aktori i njohur zbulon si arriti të lërë njëherë e përgjithmonë duhanin

“Kam qenë si i vdekur. Kam provuar sërish e sërish, por nuk ia dola. E lashë,” tha aktori Jason Momoa për momentin e jetës së tij që e bëri të ndalojë përfundimisht pirjen e duhanit

Aktori dhe sërfisti i pasionuar Jason Momoa ndau së fundmi një episod tepër dramatik – dhe vendimtar – nga jeta e tij, i cili pati si rezultat që ai të hiqte dorë përgjithmonë nga duhani.

Sipas asaj që tregoi sot në podcast-in Smartless me Jason Bateman, ngjarja ndodhi në vitin 2007, kur ai ndodhej rreth 12 kilometra larg bregut të ishullit Maui në Hawaii, në një zonë të famshme për dallgë të mëdha, e njohur si “Jaws”. Aty, ndërsa po bënte një udhëtim të gjatë në det të hapur, i këputet litari i dërrasës së sërfit dhe gjendet përballë dallgëve tre metra të larta.

“Kështu, u gjenda në këtë situatë të çmendur, nuk mund të më shihnin, kisha lopatën time, e lëkundja, por nuk mund të më shihnin. Dhe dallgët ishin aq të mëdha, sa më zhveshën nga pantallonat e shkurtra – aq të mëdha ishin,” tha aktori.

“Kam qenë si i vdekur. Kam provuar sërish e sërish, por nuk ia dola. E lashë.”

Momenti që ndryshoi gjithçka

Në çastin kritik, kur çdo shpresë dukej e humbur, këmba e tij “preku” një shkëmb koral, gjë që i mundësoi të merrte frymë dhe të mbijetonte. Më në fund, një mik e pa dhe e ndihmoi të shpëtonte. Dallgët e fuqishme dhe erërat e forta i detyruan të notonin edhe për disa metra të tjerë në gjendje rraskapitjeje, me këmbët e Jason-it që gjakoseshin, deri sa arritën në breg.

“Vendosa këmbët mbi koralet dhe ungjenda, fjalë për fjalë, në mes të oqeanit, dhe mezi arrita të nxjerr buzët mbi ujë për të marrë frymë dhe për të pushuar, por tashmë kisha hequr dorë. Është si kur e ke pranuar fundin dhe vdekjen, por të jepet një shans i dytë,” tha ai.

Momoa kujtoi se në atë moment të vështirë nisi të mendonte për vajzën e tij, që atëherë ishte vetëm tre muajshe, ndërkohë që nuk mund të lëvizte as duart e as këmbët.

Ajo që e bëri të paharrueshme këtë ngjarje nuk ishte vetëm lufta për mbijetesë, por edhe “rilindja” shpirtërore që pasoi: “Në momentin që dola në breg, nuk piva kurrë më duhan,” pranoi ai.

“Kam qenë si i vdekur. Kam provuar sërish e sërish, por nuk ia dola. E lashë.”

Momoa tregoi se para kësaj përvoje pinte dy deri në tre pako cigare në ditë.

“Nuk mund të ndaloja për fëmijët e mi, nuk mund të ndaloja për ish-bashkëshorten time, nuk mund të ndaloja duhanin,” tha ai.

Ky episod dramatik është rikthyer në vëmendje ndërsa Momoa është në fushatë promovuese për serialin e ri Chief of War në Apple TV+, ku ai luan rolin kryesor. Ky prodhim dramatik përshkruan bashkimin e ishujve të Hawaii-t nga këndvështrimi i popujve autoktonë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara