Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike, Qorrolli: Qeveria po bën “aksham pazar” me qytetarin e varfër

Njohës i çështjeve ekonomike, Adem Qorrolli,  lidhur me paralajmërimin për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike tha se do të jetë një tarifë prej CO2,për ekologji dhe ajr e shëndet të pastër, dhe se vendim i tillë ka pritur të filloj nga data 1 tetor  por mbase jem pjesë e fushatës dhe institucionet janë të pjesës të pushtetit dhe janë duke bërë vendimin e tij si të doi ai.

Ai në një intervistë për GazetaBlic, u shpreh se barrën për vendimin  për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike po e mbart qytetari dhe bizneset të cilat arrijnë deri tek mbyllja ose falimentimi, i cili thekson se Qeveria nuk e ka fokusin tek qytetarët, por tek interesat e tyre.

“Dhe shihet se ngritja e çmimit të energjisë elektrike për të katëetën herë, 3 herë për qytetarin, dhe një herë për bizneset nuk kanë qenë pa lejen e Qeverisë dhe nuk janë bërë pa vëmendjen e tyre”.

“Po shihet se edhe ZRRE, KEDS dhe Qeveria janë një gojë, të paguajë qytetari dhe të varfërohet qytetari. Nuk e kanë fokusin të qytetari i varfër dhe te shporta e konsumit e aq më pak te korporatat apo bizneset, që çd ditë I fyejnë që janë oligarkë dhe duhet ta dijnë që oligarkët janë duke u transferu në Maqedoni dhe dhe Shqipëri kurse bizneset e varfëra janë duke qëndru mbi krejt tarifat shtetërore dhe ajo që po shihet është mbyllja e bizneseve shtetërore dhe humbjen e vendeve të punës”.

Sipas Qorrollit, çmimet e larta të energjisë po sjellin edhe shumë probleme të tjera si humbja e vendeve të punës, po shton migrimin e të rinjve nga Kosova.

“Këto humbje të vendeve të punës po rrisin edhe migrimin.Pjesa e mos përballimit shohim se kemi më shumë import më shumë sesa prodhim dhe energjia elektrike tashmë ëshë kthyer në biznesin kryesor të koorporatave qofshin ato të themeluara qofshin ato të institucioneve. Dhe kur institucionet janë të lidhura me këto koorporata,fokusi kryesor I këtyre është mbi fitimin e tyre.

Sot arsyeja kryesore pse rritet çmimi i energjisë elektrike është që të kenë fitime më të larta ,se tashmë e dinë që “Pushteti tyre” nuk është më 53% dhe çdo ditë janë duke humbur. Tek ne thonë “Aksham Pazar”, çkado të mundim të kapim nga ky qytetar i varfër, përfundoi Qorrolli për GazetaBlic.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara