Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Palushi: Bizneset duhet urgjentisht t’i ngritin pagat – paga mesatare tek kompania ime është 750 euro

Në emisionin EURO N’7 me Menduh Abazin është diskutuar çështje punëtorëve pas liberalizimit të vizave.

Duke analizuar statistikat të cilat tregojnë se mbi 720 mijë persona janë të aftë për punë por janë ekonomikisht joaktiv, Shaqir Palushi pronar i kompanisë “Frutex” ka thënë se për të kjo është e çuditshme ngase nuk ka ditë që bizneset ankohen për fuqi punëtore derisa shifrat po flasin krejt diçka tjetër.

“Janë shumë sektor që po ankohen për mungesë të fuqisë punëtore sidomos sektori i ndërtimtarisë dhe gastronomisë dhe kanë filluar që të kërkojnë punëtorë jashtë Kosovës, tani këto shifra për mua nuk janë shumë reale ngase asnjë punëdhënës nuk do të dëshironte të angazhojë fuqi punëtore nga jashtë kur në Kosovë janë mbi 720 mijë të aftë për punë dhe janë joaktiv, për mua janë statistika shqetësuese”, ka thënë Palushi.

Pronari i kompanisë “Frutex” i cili është prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj në Kosovë ka thënë se është momenti i fundit që bizneset të reflektojnë dhe t’i ngrisin pagat.

Sipas tij fillimisht qeveria do të duhej që të miratoj ligjin për pagën minimale në mënyrë që bizneset me pas të reflektojnë.

Palushi thotë se në Kosovë nuk duhet të ketë pagë më të ulët se 450 euro.

“është momenti i fundit që bizneset të reflektojnë dhe t’i rrisin pagat sidomos tash pas liberalizimit të vizave sepse me të drejtë apo të drejtë punë ata do të lëvizin, ngase siç e dimë të gjithë ndoshta nuk ka kosovar që nuk e ka një familjar jashtë dhe ai do të lëviz e edhe mund të punoj qoftë i lajmëruar qoftë në të zezë dhe kjo në një mënyrë ka me rreziku stabilitetin e fuqisë punëtore brenda Kosovës në qoftëse bizneset nuk reflektojnë për të rritur pagat. Por fillimisht duhet të lëviz qeveria me miratimin e ligjit për pagën minimale sepse shumë biznese e kanë kuptuar atë si të drejtë ligjore duke ju ofruar pagë minimale punonjëseve ashtu siç është tashmë e rregulluar me ligj e që është shumë e ultë. Pra kjo çështje e punëtorëve duhet rregullohet ligjërisht nga qeveria dhe më pas nga punëdhënësit në mënyrë që të mos lejojmë ikjen e fuqisë punëtore”, ka thënë Palushi.

Palushi i cili ka qindra punëtorë ka thënë se paga në sektorin privat duhet të jetë së paku 20% më e lartë sesa në sektorin publik për shkak të dinamikës së punës.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara