Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Gazeta e njohur online POLITICO i ka kushtuar një artikull të veçantë faktit që Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që emëron një ministër nga Inteligjenca Artificiale (AI). Ky nuk është një ministër tradicional, por një entitet virtual “i koduar deri në pikselë”, i krijuar me teknologjinë AI.

Lajmin e bëri publik vetë kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Tiranë. Krahas prezantimit të anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar, Rama zbuloi emrin e ministres së re nga Inteligjenca Artificiale, Diella, emër që vjen nga fjala “diell”. Diella do të jetë përgjegjëse kryesisht për të gjitha prokurimet dhe fondet publike.


Ky zhvillim vjen pas një deklarate të Ramës gjatë verës, ku ai shprehu vizionin e tij për një të ardhme kur vendi do të kishte një ministër digjital, madje edhe një kryeministër AI. Megjithatë, pakkush e priste që ky moment të mbërrinte kaq shpejt.

Sipas POLITICO, gjatë prezantimit të Diellës, kryeministri theksoi se ajo është “anëtarja e parë që nuk është fizikisht e pranishme, por e krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale”. Ai shpjegoi se vendimet për tenderët do të merren nga ministritë përkatëse dhe do të kalojnë nëpërmjet Diellës, “shërbëtores së prokurimit publik”.

Rama siguroi se procesi, edhe pse “hap pas hapi”, do të garantojë që tenderët publikë në Shqipëri të jenë “100 për qind të pakorruptueshëm” dhe “100 për qind të lexueshëm”.

“Kjo nuk është fantashkencë, por detyrë e Diellës,” u shpreh Rama, duke theksuar natyrën praktike të këtij inovacioni.

Diella nuk është një koncept i panjohur për qytetarët shqiptarë, pasi ajo tashmë fuqizon platformën e-Albania, duke u mundësuar qytetarëve aksesin digjital në pothuajse të gjitha shërbimet qeveritare. Ajo ka edhe një avatar të saj, duke u paraqitur si një grua e re e veshur me kostum tradicional shqiptar. Roli i saj do të jetë vlerësimi i ofertave dhe aftësia për të “punësuar talente nga e gjithë bota”, duke tejkaluar kështu “frikën nga paragjykimet dhe ngurtësia e administratës”.

Shkrimi i gazetës së huaj thekson se ky hap vjen në një kohë kur Shqipëria prej kohësh lufton me korrupsionin, veçanërisht në administratën publike dhe në fushën e prokurimeve, çështje e theksuar vazhdimisht edhe nga Bashkimi Evropian në raportet e tij.

Kryeministri Rama, i cili fitoi mandatin e katërt historik në maj 2025, me ambicien për anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, duket se po hedh një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe transparencës së qeverisjes përmes teknologjisë./RTSH

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara