Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Suhareka në zonen e gjelbert prej sot punohet deri në orën 20:00

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se ka ndryshuar renditja e komunave nëpër zona, të cilat klasifikohen varësisht nga numri i infkesioneve për 100 mijë banorë, raporton Express.

Në zonën e kuqe aktualisht janë 11 komuna: Prishtina, Zveçani, Zubin Potoku, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Drenasi dhe Podujeva.

Në komunat që gjenden në zonën e kuqe, nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve, do të ketë orë policore në këto komuna, si dhe ndalohen hyrjet daljet në këto komuna deri në ora 05:00.

11 komuna gjenden edhe në zonën e verdhë. Pjesë e kësaj zone janë: Kamenica, Kllokoti, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Gjakova, Vitia, Shtërpca, Istogu dhe Ranillugu.

Në komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e verdhë, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në ora 18:00.

Ndërkohë, në zonën e gjelbër janë 16 komuna: Gracanica, Klina, Hani i Elezit, Suhareka, Malisheva, Parteshi, Kaçaniku, Dragashi.

Në komunat që hyjnë në këtë zonë me rrezik më të ulët të përhapjes së koronavirusit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.

Transporti publik në këto komuna do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.

Qendrat tregtare në këto komuna do të mund të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 20. Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit” merre me vete” dhe “porosi me dërgesë”.Express

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara