Udhëtoni nëpër Serbi? Koci ka një paralajmërim për postimet në rrjete sociale

Avokati Arianit Koci ka bërë një paralajmërim për qytetarët që udhëtojnë ose kalojnë transit nëpër Serbi, duke kërkuar kujdes me përmbajtjet e publikuara në rrjete sociale.

Sipas tij, komentet apo postimet publike në rrjete sociale, forume ose platforma të tjera në internet mund të sjellin pasoja juridike nëse interpretohen si fyese, kërcënuese apo nxitje e urrejtjes.

Koci ka thënë se përmbajtje të tilla mund të tërheqin vëmendjen e autoriteteve serbe në raste të caktuara, sidomos kur qytetarët kalojnë kufirin, qëndrojnë në Serbi ose udhëtojnë transit.

Ai ka paralajmëruar se, varësisht nga rrethanat dhe legjislacioni që zbatohet, udhëtarët mund të ndalohen, të intervistohen apo edhe të procedohen penalisht ose për kundërvajtje.

Kjo thirrje vjen në një periudhë kur shumë qytetarë nga Kosova dhe diaspora udhëtojnë më shpesh gjatë sezonit veror, përfshirë edhe rrugët transit nëpër Serbi.

Nëse keni familjarë që udhëtojnë nëpër Serbi, shpërndajeni këtë paralajmërim që ta kenë parasysh para nisjes.

Burimi: Telegrafi

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara