Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka ngritur shqetësimin se mungesa e investimeve infrastrukturore dhe vonesat në reformat ekonomike mund të çojnë në zhvendosjen e bizneseve prodhuese nga Kosova drejt vendeve të rajonit, me pasoja për ekonominë dhe punësimin.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Zeka tha se, ndonëse Oda Ekonomike […] Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka ngritur shqetësimin se mungesa e investimeve infrastrukturore dhe vonesat në reformat ekonomike mund të çojnë në zhvendosjen e bizneseve prodhuese nga Kosova drejt vendeve të rajonit, me pasoja për ekonominë dhe punësimin.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Zeka tha se, ndonëse Oda Ekonomike Amerikane nuk ka informata për largim të bizneseve nga Kosova, shqetësimet e komunitetit të biznesit janë të mëdha dhe lidhen me mungesën e investimeve që do të nxisnin zhvillimin ekonomik. Ai tha se në vend të investimeve infrastrukturore me efekt afatgjatë, po vazhdohet me politika që fokusohen në asistencën sociale.

“Nuk është që kemi marrë informata për largim të bizneseve të Kosovës, për hir të së vërtetës. Megjithatë, ka shqetësime të mëdha, të cilat ndahen nga ana e anëtarëve të Odës Ekonomike Amerikane, por edhe komunitetit më të gjerë të biznesit në vend.

Siç e kemi thënë edhe në deklaratat tona, nuk ka investime të mjaftueshme infrastrukturore, të cilat do të kishin efekt më të gjerë multiplikativ në zinxhirin ekonomik të vendit. Po e shohim se gati secilën herë ose dy-tri herë brenda vitit ka shpërndarje të asistencës sociale.

E kuptojmë që kjo mund të jetë në linjë me politikat dhe vlerat që i promovon partia në pushtet, por megjithatë duhet të shihet efekti i tyre në ekonominë e vendit”, tha Zeka. Sipas tij, efektet e këtyre politikave janë negative dhe mund të ndikojnë në largimin e bizneseve prodhuese nga vendi.

“Ne besojmë që efekti në masë të madhe është negativ, është gërryes dhe rrjedhimisht kjo i lë bizneset në gjendje më të vështirë, e pse jo në një të ardhme jo shumë të largët edhe të nisim të shohim largimin e tyre, ashtu siç ka paralajmëruar një pjesë e madhe e tyre.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke qenë vende të vogla me ekonomi të brishta, janë në mesin e vendeve më të varfra në Evropë dhe rrjedhimisht jemi në konkurrencë me njëra-tjetrën për tërheqjen e bizneseve”, tha ai. Zeka tha se tashmë ka biznese kosovare që janë shtrirë në vendet fqinje dhe paralajmëroi se prodhuesit mund të zhvendosen në Shkup ose Kukës.

Sipas informacioneve te publikuara nga Ekonomia Online, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Ekonomia Online

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara